Njëzet e nëntë oficerë policie janë pezulluar në Gjermani për shpërndarjen e fotografive të Adolf Hitlerit në celularët e tyre, thanë zyrtarët në shtetin e Nordrhein-Westfalen (NRW)
Incidenti është i turpshëm për policinë gjermane dhe agjencitë e sigurisë, të cilët janë përballur me akuza se nuk kanë bërë sa duhet për të zbuluar nacionalistë potencialisht të dhunshëm në radhët e tyre.
“Ky është një turp për policinë e NRW,” tha Ministri i Brendshëm i NRW Herbert Reul, duke njoftuar një hetim kundër 29 oficerëve.
Disa nga të dyshuarit mund të akuzohen për përhapjen e propagandës naziste dhe gjuhës së urrejtjes dhe mund të shkarkohen nga policia. Të tjerët akuzohen se nuk raportuan kolegët e tyre. g.v/abcnews.al