Më shumë se 27,000 tekste mësimore janë shpërndarë këtë vit për nxënësit e shkollave dhe klasave të gjuhës shqipe anembanë botës, një rritje prej 70% krahasuar me një vit më parë, bëri të ditur sot kryeministri Edi Rama.
Ndër të tjera, theksoi se ky është një tjetër hap konkret për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare mes brezave të rinj në diasporë.
“Mbi 27 mijë tekste janë shpërndarë për nxënësit e shkollave dhe klasave të gjuhës shqipe anembanë botës, 70% më shumë se një vit më parë
Janë rreth 400 shkolla dhe klasa në vende të ndryshme të botës ku mësohet gjuha shqipe dhe kultura shqiptare, duke mbajtur gjallë lidhjen me gjuhën amtare dhe rrënjët tona tek brezat e rinj.”
/ abcnews.al

