Shpërndahen materialet zgjedhore në Bulqizë/ Nuk ka asnjë problematikë, procesi vijon i qetë

schedule15:58 - 10 Maj, 2025

schedule 15:58 - 10 Maj, 2025

Ka nisur në Dibër shpërndarja e materialeve zgjedhore që në orën 11 të mesditës, në lidhje me zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në KZAZ 18, përbëhet nga 49 qendra votimi dhe ka 27 000 votues.

Procesi ka vijuar i qetë. 3.7 milionë shtetas shqiptarë do t’i drejtohen të dielën kutive të votimit për të zgjedhur 140 përfaqesuesit e tyre në Parlament.

Për herë të parë voton edhe diaspora, me 245 935 emigrantë shqiptarë të regjistruar, po ku problematikat nuk kanë munguar në postimin apo kthimin e zarfave të emigrantëve, kryesisht në Greqi.

Në garë janë 11 subjekte apo koalicione politike, ku çdo subjekt garon me 186 kandidate në listen e votimit, 46 prej të cilëve janë në listën e sigurt. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!