Shpërndahen materialet në Lezhë/ Procesi vijon i qetë, nuk ka problematika

schedule15:24 - 10 Maj, 2025

schedule 15:24 - 10 Maj, 2025

Në Lezhë ka nisur shpërndarja e materialeve zgjedhore, lidhur me zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Deri më tani, procesi ka vijuar i qetë dhe nuk ka pasur problematika.

3.7 milionë shtetas shqiptarë do t’i drejtohen të dielën kutive të votimit për të zgjedhur 140 përfaqesuesit e tyre në Parlament.

Për herë të parë voton edhe diaspora, me 245 935 emigrantë shqiptarë të regjistruar, po ku problematikat nuk kanë munguar në postimin apo kthimin e zarfave të emigrantëve, kryesisht në Greqi.

Në garë janë 11 subjekte apo koalicione politike, ku çdo subjekt garon me 186 kandidate në listen e votimit, 46 prej të cilëve janë në listën e sigurt./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!