Barcelona nuk ia doli të merrtë 3 pikët në javën e 12 të La Liga-s kundër Celta Vigos në ndeshjen e cila u zhvillua në ”Balaidos”.
Edhe pse ekipi katalanas e mbylli pjesën e parë me avantazhin e trefishtë falë golave të Fati, Busquets dhe Depay, Celta barazoi në të dytën me dy gola të Aspas dhe Nolitos.
Me këtë barazim befasues, Barcelona ka regjistruar një rekord negativ, i cili për herë të fundit kishte ndodhur para 23 viteve.
“FC Barcelona kanë dështuar të fitojnë një ndeshje të La Liga-s të pasi kanë udhëhequr me trE gola diferencë, për herë të parë që nga janari 1998, kur humbën kundër Valencias në Camp Nou (3-4) me dygolëshin e Claudio López,” raporton OptaJose.
Barcelona është duke kaluar një krizë rezultatesh në La Liga pasi momentalisht rendidet në vendin e 9 me 17 pikë të grumbulluara. r.t/abcnews.al