Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shpërdorim detyre dhe kontrabandë mallrash/ Gjykata e Durrësit cakton arrest me burg për dy persona, arrest shtëpie për tjetrin (EMRAT)

schedule14:19 - 15 Shkurt, 2025

schedule 14:19 - 15 Shkurt, 2025

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë ‘Arrest me burg’ për dy persona të akuzuar për vepra penale “Kontrabandë me mallra me regjim të ndërmjetëm” .

Një person i tretë është lënë në ‘Arrest në shtëpi’ për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Në finalizim të operacionit ‘Measures’ janë vënë në pranga shtetasit Serkan Mërkuri, 33 vjeç dhe Tomorr Zekthi 47 vjeç. Ndërkohë është dhënë masa ‘Arrest në shtëpi’ për shtetasin Vladimir Vladi 66 vjeç.

” Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar të DVP Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë në kuadër të operacionit policor të koduar “Measures” kanë bërë ekzekutimin e 4 masave të sigurisë të lëshuara nga Gjykata e Durrësit më datë 12.02.2025, dhe konkretisht:



S. M., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Durrësit ka caktuar masën “Arrest me burg”, për veprën penale “Kontrabandë me mallra me regjim të ndërmjetëm”.

T.Z., 47 vjeç, banues në Cërrik, pasi Gjykata e Durrësit ka caktuar masën “Arrest me burg”, për veprën penale “Kontrabandë me mallra me regjim të ndërmjetëm”.

V. V., 66 vjeç, pasi Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, njofton policia.

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!