Shpërblimet e UEFA-s për formatin e ri, ja sa do fitojnë skuadrat pjesëmarrëse në Champions

schedule19:16 - 17 Shtator, 2024

schedule 19:16 - 17 Shtator, 2024

Tashmë mund të themi se ka filluar zyrtarisht sezoni i ri i UEFA Champions League, me një format të ri që premton spektakël, por jo vetëm.

Ndër veçoritë e këtij formati janë edhe edhe shpërblimet, me qeverinë evropiane të futbollit që do të ofrojë afro 2.5 miliardë euro të cilat do të ndahen mes 36 skuadrave pjesëmarrëse në kompeticion.

Kompeticioni më i rëndësishëm europian për klube është rinovuar me një format të ri, që ngjason me një kampionat normal, ku do të marrin pjesë 36 skuadra, 4 më shumë se në edicionet e fundit. 8 më të mirat do të kualifikohen për në fazën e 1/8-ve, ndërsa nga vendi i 9-të deri në 24-t do të luajnë “play-off”.

Secili nga 36 klubet e kualifikuara në fazën e grupeve do të marrë 18.62 milionë euro, një rritje në krahasim me edicionin e mëparshëm që ishte 15.64 milionë, teksa për të 8 ndeshjet e fazës së grupeve do të jepen bonuse në bazë të rezultateve, 2.1 milionë për çdo fitore dhe 700 mijë euro për çdo barazim, por jo vetëm pasi ekziston gjithashtu një bonus i lidhur me renditjen e fazës së grupeve: çdo klub do të marrë një shumë në bazë të pozicionit të tij në tabelë. /i.m /abcnews.al

Ndërkaq, skuadrat që kualifikohen në fazën e eliminimit do të marrin çmimet e mëposhtme:

-kualifikimet e Play-Off-it: 1 milion euro për ekip
-kualifikimi në 1/8 e finales: 11 milionë euro për ekip
-kualifikimi në çerekfinale: 12.5 milionë euro për ekip
-kualifikimi për në gjysmëfinale: 15 milionë euro për ekip
-kualifikimi në finale: 18.5 milionë euro për ekip
-fitorja në finale: 6.5 milionë euro

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!