Zv. Ministrja e Brendshme Rovena Voda në një intervistë për ABC News ka komentuar lehtësimin e masave për rihapjen e vendit dhe menaxhimin e pandemisë. Doda theksoi se Polica e Shtetit ka qenë aktive dhe korrekte duke u treguar e përgjegjshme në zbatimin e masave.
Edhe pse gjatë intervistës zëvendës ministrja tha se nuk pritet një shpërblim për patrullat e policisë që kanë shërbyer për orë të tëra gjatë kësaj situate.
“Planizimi i punës në territor bëhet sipas një plani të përcaktuar, nuk është e vërtëtë që kemi mbajtur në punë njërëz 24 orë, patrullat punojnë me turne. Për momentin nuk ka një plan të tillë për shpërblimin, nuk jam në dijeni të një plani të tillë”, u shpreh ajo.
Lexo edhe: Zëvendës ministrja e Brendshme paralajmëron goditje të tjera ndaj “krimit”
Gjithashtu Doda tha se janë konstatuar 12 raste të shkeljes së karantinimit dhe se 248 leje drejtimi janë bllokuar.
Policia e Shtetit synon një plan bashkëpunimi me Pushtetin Vendor sepse menaxhimi absolut i situatës është i vështirë. Në plane konkrete duhet një bashkëpunim i mirëmenduar.
Patrullat e Policisë monitorojnë çdo situatë, jo vetëm në qendër, por edhe në lagje.
Bashkëpunimi me Policinë Bashkiake mund të sjellë një rezultat më pozitiv në menaxhimin e pandemisë. Sipas saj javën që vjen nga ky bashkëpunim do të shihet një angazhim më i madh edhe nga Inspektoriatet Rajonale.
Pjesë nga intervista:
Sapo filloi lirimi i masave shtrënguese kemi pasur aksidente, vrasje, a është e përgatitur Policia e Shtetit dhe Ministria e Brendshme për një situatë të riaktivizimit të kriminalitetit në vend?
Voda: Krimi nuk pushon kurrë, por edhe Policia e Shtetit nuk është pa asnjë strategji. Jo vetëm për sigurinë e rendit publik, por reagimi i policisë ka qenë i menjëhershëm edhe për ngjarje më të rënda. Ka pasur disa operacione shumë të suksesshme.
Në këtë periudhë të izolimit të vendit çfarë kanë bërë strukturat e policisë?
Voda: Policia e Shtetit ka pothuajse 1 vit që ka bërë një punë të mirë. Pavarësisht se ka pasur një detyrë shtesë, nuk është fokusuar vetëm në respektimin e masave të COVID-19.
Do të ketë shpërblime për patrullat e policisë që kanë shërbyer për orë të tëra gjatë kësaj situate?
Voda: Planizimi i punës në territor bëhet sipas një plani të përcaktuar, nuk është e vërtëtë që kemi mbajtur në punë njërëz 24 orë, patrullat punojnë me turne. Për momentin nuk ka një plan të tillë për shpërblimin, nuk jam në dijeni të një plani të tillë.
Jemi në një sezon, në atë që quhet bota e hashashit, a keni një plan të posaçëm masash për këtë sezon?
Voda: Ne planin e kemi, është një nga prioritetet tona. Siguroj që të gjiha institucionet shtetërore kanë një plan dhe Policia e Shtetit gjithmonë e bën në fillim të vitit. Kontrolli i territorit ka kohë që ka filluar. Fokusi ynë është identifikimi i rasteve të kultivimit brenda vendit.
Cilat zona konsiderohen më me rrezik?
Voda: Kryesisht në qarqet me rrezik, janë Durrësi, Gjirokastra, Shkodra. Këtë vit do të ketë një numër të konsiderueshëm dronësh që do të mundësojnë edhe identifikimin e këtyre rasteve.
Gjithashtu ajo theksoi se këto dy muaj ka pasur një ulje të Operacioneve të Forcës së Ligjit, por siguroj që Task-Forca është në aktivitet dhe shumë shpejt do të dëgjoni goditje të tjera. “Janë emra që janë në listën e personave me rrezikshmëri kriminale”, u shpreh ajo./abcnews.al