Shpërblim për kategoritë në nevojë/ Ministrja Koçiu: Përfitojnë 275 mijë familje, shpërblim 15 mijë lekë

schedule12:59 - 26 Dhjetor, 2024

schedule 12:59 - 26 Dhjetor, 2024

275 mijë familje të cilat përfitojnë nga skema e ndihmës ekonomike, fëmijët pa kujdes prindëror, para dhe tetraplegjikët si dhe ata që kanë statusin e të verbërit do të marrin një shpërblim prej 150 eurosh për festat e fundvitit.

Pas mbledhjes së qeverisë, Ministrja e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale, Albana Koçiu tha se fondi prej 2.1 miliarde lekesh do të shkojë për të gjitha familjet dhe individet në nevoje.

Janë pikërisht 15 mijë lekë apo 150 euro që i akordohen familjeve në nevojë, fëmijëve pa kujdes prindëror, individëve që kanë statusin e para apo tetraplegjikë, si edhe statusin e të verbërve. Për herë të parë këtë vit marrin shpërblimin marrin edhe kujdestarë e këtyre personave që përfitojnë nga skema e Mbrojtjes Sociale. 18 mijë ndihmës dhe kujdestarë për personat me aftësi të kufizuar do të marrin shpërblimin e fundvitit”.

Përvec mbështetjes financiare, Koçiu tha se një tjetër vendim është marrë për përfituesit e ndihmës ekonomike, me qëllim aftësimin e tyre për tu integruar në tregun e punës.

“Kjo nënkuptin që anëtarët madhorë që janë forcë aktive pune do të referohen tek Agjencia e Formimit Profesional, jo vetëm integrim për të gjetur një punë, por gjithashtu për t’i aftësuar ata me aftësi individuale me qëllim që të mund të sigurojnë të ardhurat për familjet e tyre. E rëndësishme për ne është që çdo familje me ndihmë ekonomike të marri ndihmë ekonomike, por nuk është kjo zgjidhja. Ne duhet të aftësojmë individët e familjes me qëllim që të kenë mundësi të mbajnë vetë familjet e tyre”.

Gjithashtu, Këshilli i Ministrave miratoi edhe strategjinë e sipërmarrjes innovative, e cila parashikon nxitjen e inovacionit në sektorë si turizmi, energjia dhe bujqesia me qellim rritjen e produktivitetin dhe konkueshmërisë për bizneset shqiptare./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!