Qeveria do të japë një shpërblim prej 15 mijë lekësh për punonjësit mbështetës të administratës për fundvit.
Kategoritë të cilat do të përfitojnë janë ato me paga më të ulëta ku përfshihen shoferët, sanitaret, protokolli apo arkivi.
Në aktin normativ të fundit për rishikimin e buxhetit 2024, që ka hyrë në fuqi janë alokuar 120 milionë lekë për shpërblimin ku parashikohet të përfitojnë 7700 punonjës mbështetës./abcnews.al