Shpenzon 30 mijë stërlina për të kundërshtuar gjobën prej 100 stërlinash

schedule15:59 - 11 Shtator, 2019

schedule 15:59 - 11 Shtator, 2019

Një inxhinier britanik 71-vjeçar, shpenzoi 30 mijë stërlina për të kundërshtuar një gjobë prej vetëm 100 stërlinash. Në përfundim të gjyqit, i cili nuk i dha të drejtë ai u shpreh i zhgënjyer nga sistemi.

Një gjobë për shkak  të shpejtësisë prej 56 kilometrash në orë në një rrugë ku lejohej vetëm deri në 50 kilometra në orë. Një gjobë prej 100 stërlinash në vitin 2016, i ka kushtuar Richard Keedwell, një inxhinier britanik, shumën e 30 mijë stërlinash.

Pasi kundërshtoi fillimisht gjobën, ai shpenzoi një shumë të madhe parash për shpenzimet ligjore dhe gjyqin, e gjithsesi nuk fitoi. Në fund të kësaj ngjarjeje ai u shpreh i lodhur dhe i zhgënjyer nga sistemi që sipas tij po shtyp njerëzit: Ndihem në  faj për paratë e shpenzuara, theksoi ai.

Në një intervistë për BBC ai shpjegoi se kishte shpenzuar 21 mijë stërlina për të paguar avokatët dhe 7 mijë të tjera për të shkuar në gjykatë.

Keedwell shpjegoi se ishte i sigurtë që nuk e kishte tejkaluar kufirin e shpejtësisë në atë rrugë. Në fund ai tha se një pjesë e parave ishin trashëgimi që kishte planifikuar t’ia linte djalit të tij./ABC News Albania 24/7