Shpenzoi miliona, klubi legjendar këron Luis Enrique

schedule20:35 - 6 Shkurt, 2023

schedule 20:35 - 6 Shkurt, 2023

Ish-trajneri i kombëtares spanjolle, Luis Enrique, mund të marrë përsipër Chelsea nëse Graham Potter shkarkohet, raporton uebfaqja “Gol”.

Potter u bë trajner i Chelsea në shtator të vitit të kaluar, pasi Thomas Tuchel u shkarkua për shkak të rezultateve të dobëta të klubit londinez. Pavarësisht përforcimeve të shumta, Chelsea është vetëm në vendin e nëntë në tabelën e Premierligës me 30 pikë.

“Goal” pretendon se Potter mund të shkarkohet nga Chelsea. Trajneri spanjoll ishte gjithashtu kandidat për trajner të Chelsea pesë vjet më parë, por të dyja palët nuk arritën një marrëveshje.

Enrique ka trajnuar Romën, Celtën, Barcelonën, si dhe kombëtaren spanjolle. Ai fitoi nëntë trofe me Barcelonën.

Enrique aktualisht nuk është i pa punë. Ai dha dorëheqjen nga posti i trajnerit të Spanjës në dhjetor të vitit të kaluar, pasi Spanja u eliminua në 1/8 e Botërorit nga kombëtarja e Marokut. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!