Shpenzoi 13 mijë euro për ditëlindjen e qenit por desh u arrestua

schedule14:56 - 19 Janar, 2022

schedule 14:56 - 19 Janar, 2022

Ka nga ata që janë shumë të apasionuar për kafshëve shtëpiake dhe bëjnë gjithçka për ta. Një grua nga Kina, e cila e adhuron qenin e saj, ka bërë diçka që shumë pak kush do ta mendonte. Ajo shpenzoi 13 mijë euro për ditëlindjen e 10-të të qenushit të saj.

Ajo punësoi 520 dronë për të formuar fjalët “Gëzuar 10-vjetorin Doudou” mbi lumin Xiangjiang në qytetin Changshau. Përveç kartolinës, dronët kanë bërë edhe format e tortës së ditëlindjes dhe kutinë e dhuratave me kocka. Për fat të keq, qeni nuk ishte shumë i magjepsur nga festimi.

Ditëlindja e qenit.

Por ajo nuk kishte marrë leje për dronët dhe policia tha se po fluturonin në një zonë të ndaluar. Provinca kineze e Hunanit ka rregulla të rrepta për përdorimin e dronëve, sepse zona është e mbushur me blloqe të larta apartamentesh. Por fatmirësisht gruaja i shpëtoi arrestimit.

Dronët shprehin "Gëzuar ditëlindjen".

Qeni.

/abcnews.al