Shqipëria rënditet e fundit në rajon sa i përket shpezimeve që bëhen për arsimin në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto. Sipas Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, vendi ynë shpenzoi 3.1% të PBB, ndërsa në vend të parë renditet Kosova.
Shqipëria synon të anetarësohet në Bashkimin Europian, por në shumë standarde ende është larg vendeve të rajonit. Shpenzimet për arsimin vitin e shkuar e renditën të fundit. Sipas statistikave të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Shqipëria në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto shpenzoi 3.1%, ndërkohë që ky tregues në vendet e rajonit është në intervalin 4 deri në 4.6%.
Kosova renditet e para me 4.6% pasi ka një popullsi më të madhe në moshë arsimi që ndjek sistemet shkollore ndiqet nga Mali i Zi, Maqedonia dhe Serbia.
Forumi i Ballkanit në një studim të posaçëm vlersoi se arsimi në këtë rajon mbetet një sektor me rrezik të lartë për korrupsion dhe ndikim në politika, ndërsa theksoi se me gjithë mbështjen e institucioneve ndërkombëtare nuk ka bërë para në çështjet e edukimit. Shqipëria ka renditjen më të dobët në të gjithë treguesit e performancës në këtë sektor.
Infrastruktura e arsimit mbetet shumë e dobët. Nuk po bëhet para për zhvillime në sektorin e Teknologjisë dhe Informacionit dhe Komunikimit në nivel kombëtar.
Burimet njerëzore ende sfidohen nga mungesa e statusit së arsimtarit, pagat e ulta, mungesa e autonomisë dhe aftësitë e mangëta. Ndërsa modeli arsimor vijon të jetë nën presionin e politikave afatshkurtëra, ku kurrikulat ndryshojnë vazhdimisht me ndryshimin e ministrave. Megjithëkëtë, në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor financimi në arsim mbetet shumë i ulët pavarësisht nga aspiratat për të arritur nivelet e BE./abcnews.al