Qytetarët shqiptarë duket se po i kushtojnë më shumë vëmendje pamjes së jashtme por edhe mobilimit të shtëpisë.Sipas ët dhënave në vitin 2024, grupi me rritjen më të lartë të shpenzimeve mujore është “mobilim dhe mirëmbajtje e zakonshme e banesës”, me 5,7 %, krahasuar me vitin 2023, ndjekur nga grupet: • “transport” 5,2 % • “veshje dhe këpucë” 4,4 %.Ndërkohë që nëngrupi i ushqimeve zë peshën kryesore me gati 40% të totalit të shpenzimeve.
Sipas INSTAT shpenzimet për “mobilim, pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtje të banesës” u shtuan nga “blerjet e pajisjeve të vogla dhe “riparime të ndryshme në familje”. Shpenzimet për “restorante dhe hotele” po ashtu ishin më të mëdha ndjekur nga shpenzimet për grupin argëtim dhe kulturë, që erdhën kryesisht nga shpenzimet më të larta për paketa turistike brenda dhe jashtë vendit.
Ndërkohë që në total shpenzimet mesatare mujore për konsum për një Njësi Ekonomike Familjare, e përbërë mesatarisht nga 3,1 persona, vlerësohen me 93.042 lekë. Duke u rritur me 1,5 % .
Tirana rezulton qarku që shpenzon më shumë për konsum, mesatarisht 108.5 mijë lekë në muaj. Ndërsa shpenzimet më të ulta i ka Kukësi dhe Dibra./abcnews.al

