Shpejtësia tej normave të lejuara me të cilën lëvizin automjetet në këtë aks rrugor të kryeqytetit behet shpesh shkaku kryesor i aksidenteve automobilistike. Sipas të dhënave më të fundit numri i aksidenteve rrugore u rrit gjatë muajit korrik, ku u regjistruan 146 nga 125 në të njëjtën periudhe të një viti më parë. Në shumicën e rasteve ato shkaktohen si pasojë e sjelljeve të gabuara të drejtuesve.
Numri më i madh i aksidenteve është kryer nga drejtues mjetesh te grupmoshës 25-34 vjeç. Përveç drejtimit të mjetit me shpejtësisë të lartë, aksidente rrugore shkaktohen nga shkelje të tjera.
“Parakalimet e gabuara, manovrat e rrezikshme, përdorimi i telefonit, përdorimi i alkoolit”.
Efektivja e policisë rrugore Anxhelina Bregu thotë se dhe parkimet e gabuara të mjeteve në rresht të dytë ngushtojnë rrugët dhe behët shkak për aksidente.
“Ne apelojmë gjithmonë për këto raste, janë problem dhe bëhen burim aksidenti. Çdo patrulle është në fokus të kësaj, janë ndëshkuar, përdorim dhe karrotrecin.
Por, edhe këmbësorët që nuk respektojnë rregullat e lëvizjes në rrugë janë shpesh burim aksidentesh, të cilat në disa raste bien dhe vetë viktima
“Këmbësorët janë një tjetër problem, që kapërcejnë trafik ndarësen. Ka një reflektim, por gjithsesi mbeten sërish problem.”
Në fokusin kryesor të policisë rrugore gjatë verës kanë qenë rrugët interurbane, pasi sezoni turistik ka shtuar fluksin e automjeteve në qarkullim, duke rritur dhe numrin e ngjarjeve rrugore.
Në Tiranë janë disa akse më problematike.
“Rruga e Kavajës për policinë rrugore të kryeqytetit konsiderohet si njolle e zezë. Në këtë aks regjistrohet numri më i lartë i aksidenteve me fatalitete dhe cilësohet me rrezikshmëri të lartë, duke kërkuar një vëmendje të shtuar nga ana e strukturave policore”.
Për të përmirësuar sigurinë rrugore dhe për të reduktuar shpejtësinë e lartë të lëvizjes së mjeteve, në rrugët e kryeqytetit së fundmi janë instaluar radarë.