Abcnews.al ka siguruar pamjet ekskluzive të momentit kur nxirren nga lokali dhe transportohen me ambulancë tre të plagosurit nga të shtënat me armë zjarri kallashnikov në një lokal në zonën e “Don Boskos” pasditen e sotme që lanë edhe një të vdekur. Autorët kanë qëlluar nga jashtë drejt lokalit ku ishin personat e ulur në tavolinë.
Në pamje duket momenti kur mbërrin policia duke rrethuar zonën dhe ambulanca që transporton të plagosurit. Të shumtë ishin qytetarët që ndodheshin në lokal dhe dolën me shpejtësi të alarmuar. Në vendin e ngjarjes ishin edhe familjarët dhe të afërmit e viktimës dhe të plagosurit.
/ Abcnews.al