Pandemia nuk po ndal emigrantët që të kthehen këtë fundvit për të festuar pranë familjarëve të tyre.
Vetëm në portin e Durrësit mëngjesin e së mërkurës kanë mbërritur dy tragete me rreth 600 qytetarë disa prej tyre veç festimeve thonë se do të mbaruar dhe ndonjë punë nëpër zyra.
“Ne kemi njerëz tonë këtu. Kishte dhe kontrolle”, ka thënë një qytetar.
“Po vij nga Venecia dhe tani po shkoj në Kosovë”, është shprehur një tjetër qytetar.
Edhe në pikën kufitare më Greqinë konkretisht në atë të Kakavijë në këto 24 orë vihet re se kanë hyrë më shumë qytetarë sesa kanë dalë.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë në territorin shqiptar rreth 1053 emigrantë dhe kanë dalë 403 të tillë. Sa i përket masave në pikën kufitare të Kakavijës është stacionuar një mjek që ju mat temperaturën dhe këshillon emigrantët që vijnë nga vende ku Covid ka pësuar një mutaciontë ri që të karantinohen për 14 ditë.
“Këtu kam familjen dhe do festoj me ta”, tha ajo.
Ndërkohë një tjetër është shprehur se jam shqiptare ku të vete në tjetër vend.
Ndërkaq dhe nga Kapshtica në vendin tonë kanë hyrë në këto 24 orë rreth 450 shqiptarë. /abcnews.al