Shpat Kasapi tregon se çfarë i tha burri xheloz në mes të dasmës

schedule11:05 - 6 Shkurt, 2022

schedule 11:05 - 6 Shkurt, 2022

Shpat Kasapi është bërë së fundmi baba. Këngëtari dhe Selvije Jao mirëpritën djalin në fund të Janarit, që e quajtën Roel. Së fundmi, ai ka dhënë një intervistë, ku mes të tjerash, ka treguar dhe një ngjarje që i ka ndodhur me një burrë në një dasmë ku kishte kënduar.

Ai tha se mundohet të tregohet dashamirës me dasmorët dhe se teksa këndon i mban pranë vetës. Por kur bëri të njëjtën gjë me disa të ftuar në një dasmë, një burrë nuk e kishte pritur dhe aq mirë faktin që kishte përqafuar gruan e tij.

“Po ma bënte me shenjë por nuk e kuptova. Mendova se dëshironte të ndryshoja këngën, dhe i thashë pak më vonë. Më pas ai vjen tek unë dhe më thotë ‘mos e prek atë, është gruaja ime’. Më pas më tha se po bëj shaka. Fillova të qesh nga sikleti dhe i thashë se thjesht doja ta sillja të kërcente.“, tha ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!