Shpat Kasapi ndan fotot nga dita e fejesës: Ne i thamë PO njëri-tjetrit

schedule14:06 - 31 Dhjetor, 2020

schedule 14:06 - 31 Dhjetor, 2020

Pak ditë më parë, Shpat Kasapi bëri me dije se është fejuar. Këngëtari i njohur kurorëzoi dashurinë me bukuroshen Selvije Jao, me të cilën është në lidhje prej shumë kohësh. Krijuesi i hitit “Aroma e saj” ditën e sotme ka ndarë disa fotografi përkrah partneres, të cilat janë realizuar në ditën e fejesës.

“Ne i thamë PO njëri-tjetrit”, ka shkruar karas fotove. Çifti shfaqen duke treguar unazat, ndërsa tërhoqën vëmendjen me paraqitjen elegante. Kujtojmë që pak ditë më parë, këngëtari u bë kryefjalë e mediave se u kap me drogë.

Megjithatë, këngëtari reagoi më pas duke thënë “Në Tiranë për qejf, ju më nxorët që jam në burg. Ju përshëndes dhe faleminderit për shpifjet, vazhdoni kështu”, ka shkruar Kasapi për krah videos. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!