Shpat Kasapi i bën surprizën më të bukur partneres së tij

schedule21:46 - 4 Qershor, 2021

schedule 21:46 - 4 Qershor, 2021

Shpat Kasapi dhe partnerja e tij, Selvija janë kthyer në një ndër çiftet më të dashur të ekranit shqiptar. Tashmë, ata kanë hedhur një hap më tej duke e kurorëzuar dashurinë e tyre në fejesë. Së fundmi, gjatë një interviste për “Express Rozë”, ai zbuloi se këngën e tij më të fundit, “Mbretëresha Ime” ia ka dedikuar partneres së tij.

“Është dedikim për Selvijen dhe ky frymëzim më erdhi nga dashuria për të. Selvijes i pëlqeu. Në fillim fansat kanë pasur një pikëpyetje nëse vajza në klip do ishte Selvija dhe unë ua lashë surprizë. Si përfundim doli një vajzë tjetër dhe Selvija më tha unë do kem hapësira më të mira ndoshta”, tregoi këngëtari.

Ai foli se me Selvijen janë bashkë prej dy vitesh. Ndër të tjera ai rrëfeu dhe planet që kanë për martesën që sipas tij do të organizohet së shpejti. “Ne kemi plan një dasëm, edhe këtë vit duam me e shtuar ndoshta vitin e ardhshëm, kemi menduar dhe me fëmijë. Sipas qejfit tim do të doja tre.”, tha këngëtari. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!