Shpallet Miss Italia 2020, kush është bukuroshja që rrëmbeu kurorën e bukurisë

schedule09:46 - 15 Dhjetor, 2020

schedule 09:46 - 15 Dhjetor, 2020

Martina Sambucini është zgjedhur mbrëmjen e djeshme Miss Italia 2020.

19-vjeçarja me parametraL 1.78 cm e gjatë me sy jeshil dhe flokët gështenjë ka rrëmbeyr kurorën e bukurisë.

Ajo sapo ka marrë diplomën e shkollës së mesme dhe dëshiron që të mbaroj studimet e saj me një specializim në komunikim dhe psikologjinë në marketing. Gjithashtu aspiron të nisë rrugën në botën e modës.

Për pjesëmarrjen e saj në konkurs Martina shpjegon:

“Unë kam qenë gjithmonë e rrethuar nga njerëz që më motivonin të regjistrohesha, por para këtij viti nuk kam pasur kurrë guximin ta provoj. Vendosa të përfshihem duke u përballur me kufijtë e mi dhe ndrojtjen time, gjë që tani do ta bëja një mijë herë më shumë sepse është një përvojë që më bëri të përjetoj emocione të reja dhe të takoj njerëz të mrekullueshëm në një mjedis super pozitiv”.

Edicioni 81 i Miss Italisë ishte shumë i ndryshëm nga i zakonshmi, për shkak të distancës dhe maskave. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!