Shpallet kampioni i ri botëror në shah, kinezi i merr “kurorën” pesë herë fituesit

schedule17:46 - 30 Prill, 2023

schedule 17:46 - 30 Prill, 2023

Ding Liren nga Kinës është kampioni i ri botëror i shahut pasi mposhti kundërshtarin e tij rus në ndeshjen e fundit të “tie-break”-it të Kampionatit Botëror FIDE 2023.

Pas barazimit 7-7, në “tie-break” prej 4 ndeshjesh, Ding përfitoi nga presioni i kohës së kundërshtarit të tij dhe fitoi ndeshjen e fundit.

Përveç trofeut kampion bote, Ding do të marrë 1.1 milionë euro për fitoren e tij.

Mjeshtri kinez i merr kurorën pesë herë kampionit botëror Magnus Carlsen nga Norvegjia, i cili njoftoi në korrik se nuk do ta mbrojë më titullin këtë vit.

Ding u ftua në turne vetëm në minutën e fundit për të zëvendësuar rusin Sergei Karjakin, i cili u përjashtua nga Federata Ndërkombëtare e Shahut (FIDE) për mbështetjen e tij për pushtimin rus të Ukrainës. /abcnews.al