KOSOVË- Është zhdukur veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Samir Puza. Lajmi u bë e ditur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, përmes një njoftimi publik. Sipas njoftimit, Puza rezulton i zhdukur më 25 mars dhe nga ajo ditë familja dhe bashkëluftëtarët nuk kanë asnjë informacion për të.
“Që nga e shtuna 25 mars 2023, nuk kemi asnjë informacion për bashkëluftëtarin tonë Samir Puza (Maka). I njëjti nuk është lajmëruar në shtëpi dhe nuk dimë asgjë për gjendjen dhe vendndodhjen e tij. Samiri është i njohur për mbarë qytetin e Pejës si djalë i urtë dhe punëtor. Lusim të gjithë qytetarët që nëse kanë informacion të lajmërojnë në njërin nga numrat vijues: 049 876 491 (familja), apo 049 515 134 (OVL Pejë)”, thuhet në njoftim.