Shpallet fituesi i “Golden Boy” 2019, feston portugezi i talentuar

schedule12:16 - 27 Nëntor, 2019

schedule 12:16 - 27 Nëntor, 2019

Është shpallur fituesi i “Golden Boy” 2019. Ky çmim i jepet futbollistit më të mirë U21 të Europës. Vitin e kaluar triumfoi Matthijs De Ligt, i cili zhvilloi një kampionat fantastik me Ajaksin.

Joao Felix

Këtë vit feston një portugez i talentuar. Joao Felix la Benficën verën e kaluar për shumën e 126 milionë eurove dhe u transferua tek Atletico Madrid. 20-vjeçari ka shënuar 3 gola këtë sezon me “Colchoneros”, teksa qëndron jashtë fushave 19 tetorit.

Lojtari ofensiv pësoi një dëmtim në gju në barazimin 1-1 kundër Atletico Madrid dhe dëmtimi në gju po e mban larg fushave që prej asaj ndeshje. Ky çmim u dha edhe për lojtarin më të mirë U21 italian dhe fitues u shpall Gianluigi Donnarumma i Milanit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!