Shpallen nominimet për Oscar 2023, “All Quiet on the Western Front” kandidat për tetë çmime

schedule16:21 - 24 Janar, 2023

schedule 16:21 - 24 Janar, 2023

Sot u shpallën nominimet për çmimet Oscar 2023 dhe mes tyre veçohet tashmë filmi i Netflix “All Quiet on the Western Front” i cili është kandidat në 8 çmime.

Filmi gjerman i regjisorit Eduard Berger bazohet në bestsellerin me famë botërore me të njëjtin emër nga Erich Maria Remarque dhe tregon historinë tronditëse të një ushtari të ri gjerman në Frontin Perëndimor të Luftës së Parë Botërore.

Pali dhe shokët e tij përjetojnë drejtpërdrejt se si euforia fillestare e luftës kthehet në dëshpërim dhe frikë ndërsa luftojnë për jetën e tyre dhe për njëri-tjetrin në fushëbetejë.

Drama e luftës është në nominim për çmimet e mëposhtme: Filmi më i mirë në gjuhë të huaj, Grim, Tingull, Skenar i Përshtatur, Skenar Origjinal, Muzikë Origjinale, Efekte Vizuale, Kinematografi dhe Dizajn Produksioni. /abcnews.al