Planifikuan sulme në Shqipëri, shpallen në kërkim 4 pjesëtarët e celulës terroriste, ata janë:
-Abdulselam Turgut
-Erwin Aram
-Payman
-Abdolkhaleg Malek Zadeh
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë së Antiterrorit Gledis Nano, ditën e djeshme treguan anëtarët e një grupi terrorist iranian të drejtuar nga drejtues të lartë të QOUDS (Shërbimi Sekret Iranian) të cilët do të kryenin akt terrorist ditën e Nevruzit në Tiranë, kundër xhihadistëve të MEK, opozitës iraniane që strehohet në Shqipëri.
Pak para sulmit të zbuluar, qeveria shqiptare dëboi ambasadorin iranian në Tiranë, si i përfshirë në veprimtari të paligjshme./abcnews.al