Shpallen emrat e fituesve të Fondit e të Rinjve, prioritet drama shqipe

schedule16:51 - 14 Maj, 2022

schedule 16:51 - 14 Maj, 2022

Bordi artistik i Teatrit Eksperimental ka shpallur 16 projekte fituese nga 38 aplikime.

7 janë regjisore vajza dhe 9 regjisorë djem. Kësaj here shënohet një balancë mes dramaturgjisë shqipe dhe asaj të huaj. Drejtori Altin Basha tha se fondi prej 10 milion lekësh do të jetë vetëm për realizimin e shfaqjeve, ndërsa festivali i të rinjve do të realizohet me donatorë.

Fondi i të rinjëve prej 10 milion lekësh do të jetë në dispozicion të 16 projekteve fitues nga 38 aplikime. Drejtori i Teatrit Eksperimental njëkohësisht drejtuesi i projektit Altin Basha tha se dyfishimi i fituesve u bazua në cilësi, por kjo rrezikon edhe buxhetin e festivalit të teatrit për të rinj.

Në këtë konkurs teatri I është dhënë prioritet promovimit dhe vënies në skenë, e dramaturgjisë shqiptare, ku u shënua një balancë 8 pjesë të dramaturgjisë shqiptare dhe 8 të dramaturgjisë së huaj

Një pikë e rëndësishme është kriteri moshë nën 35 vjeç thekson Basha. Shpërndarja gjeografike e projekteve fituese është : 6 në Tiranë ; 2 në Korcë; 2 në Durrës , 2 në Fier, 1 në Elbasan, 1 në Shkodër, 1 në Pukë, 1 në Vlorë.

Në hartimin e thirrjes u propozua një kriter që veprat të kenë deri në 4 aktorë dhe nëse e përkthejmë në gjuhë shifrash do të angazhohen dhe do të krijojnë rreth 64 aktorë dhe 16 regjisorë, në një numër total prej 81 krijuesish pa marrë parasysh në këtë shifër edhe krijues të tjerë si skenografë, kostumografë etj.

Fituesit e “Fondit të teatrit për të rinj” janë:

1. Fritz Selmani – “Tregtar flamujsh”- dramaturgji shqipe – Shkodër
2. DevisBejleri – “Pse nuk qendron për mëngjes” – drame angleze – Fier
3. Ajlin Petrela – “Madhështia e marrëzisë” – dramë shqipe- Korçë
4. Marsel Rupi– “Nina”- dramë franceze – Durrës
5. Marsel Greva – “Koncerti” – dramë shqipe- Tiranë
6. Ervis Saliasi – “Pasaporta” – dramë shqipe – Tirane ( ose Elbasan)
7. Kriks Dumo – “Emigrantët” – dramë Polake – Vlorë
8. Ina Morina – “Muji dhe Halili” – dramë shqipe – Tiranë
9. Franceska Hysi – “Misto” – dramëshqipe – Tiranë
10. Alba Shtembari – “Rini dhe çmenduri” – dramë angleze – Fier
11. Xhuliano Brisku- “Kolonel Zog” – dramë Bullgare – Durrës
12. Kiara Gjergji – “Lojra në oborrin e pasëm” – drame izraelite – Pukë
13. Sara Smaja – “Elektroshok” – drame shqipe – Tiranë
14. Senela Skenderasi – “Kam frikë” – koreo dramë – Durrës
15. Blendi Arifi – “Paniku” – dramë finlandeze – Tiranë
16.Silvio Goskova – “Kjo, rinija jonë” – dramë austriake – Korçë

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!