“Marrim dozën e përditshme të rrezeve të diellit, nga ballkoni. Derisa plazhet të hapen”. Ky është mesazhi i Eva Muratit, moderatores së njohur shqiptare, ndërkohë që në llogarinë e saj në “Instagram” ka postuar disa foto me bikini.
Mbi to, një këmishë e hollë, e zezë, ndërkohë që nuk mungojnë as syzet e diellit. Sigurisht bëhet fjalë për një reklamë, të zakonshme nga bukuroshet e ekranit dhe Eva nuk bën përjashtim.
Si zakonisht, komentet dhe pëlqimet nga ndjekësit, janë të shumta, madje vetë Eva nuk ngurron edhe t’u kthejë përgjigje, duke i falënderuar ata për fjalët e mira. /abcnews.al