Manchester City nuk dorëzohet në garën për titullin kampion në Premier League. Në një ndeshje të çmendur, por edhe një “shoë” të vërtetë futbolli, skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola triumfoi me përmbysje 2-1 në tempullin e Liverpool, “Anfield Road”.
Përballja më e rëndësishme e javës së 25 të kampionatit anglez dhuroi gjithçka, gola, emocioni, penallti dhe kartonë të kuq. Të gjitha këto në fraksionin e dytë të sfidës.
Pas pjesës së parë të mbyllur me shumë raste, por me rrjeta të paprekura, Liverpool gjeti epërsinë në minutën e 74-rt.
“Silura” e Szoboszlai nuk i la asnjë shans portierit Donnarumma, duke ndezur festën e të zotëve të shtëpisë.
Por vetëm dhjetë minuta më pas, Manchester City barazoi sërish rezultatin, me Bernardo Silva.
Koha e rregullt u mbyll në ekuilibër, ndërsa në minutën e tretë shtesë erdhi momenti më I diskutuar dhe ai që ndryshoi fatin e sfidës.
“Cityzens” fituan një 11 metërsh, që u kthye në golin e triumfit nga I zakonshmi Erling Haaland.
Liverpool provoi të evitonte humbjen, por ishin miqtë ata që gjetën edhe golin e tretë. Gjithsesi, sisitemi VAR ndryshoi verdiktin, pas një serie kapjesh mes Szoboszlai dhe Haland. Jo gol dhe karton të kuq për hungarezin, ndërsa rezultati u vulos 2-1 për Manchester City, që nga distanca i përgjigjet kryesuesëve të Arsenal, duke ngushtuar sërish në gjashtë pikë diferencën në tabelën e renditjes.


