Shorti: Rival gjerman për Gjimshitin, me kë ndeshet Barça në Europa League

schedule12:23 - 25 Shkurt, 2022

schedule 12:23 - 25 Shkurt, 2022

Shorti i Europa League, për 1/8 e finaleve është hedhur ditën e sotme në Nion të Zvicrës dhe sipas rregullores, ekipet nga i njëjti kampionati nuk përballeshin dot me njëri tjetrin.

Rangers ka mësuar i pari rivalin dhe do të ndeshet me serbët e Crvena Zvezda. Braga më pas mësoi se do të ketë përballë francezët e Monaco.

Porto nga goglat iu rezervua si rival Lyon, një duel mjaft i fortë. Atalanta e Berat Gjimshitit sfidohet nga Bayer Leverkusen. Sevilla ndeshet me West Ham United, kurse Barcelona ndaj Galatasaray.

Gjermanët RB Lepzig gjejnë si kundërshtar rusët e Spartak Moscoë, kurse të fundit që mbeten ishin Real Betis dhe Eintracht Frankfurt, që do ndeshen me njëra-tjetrën.

Sa i takon datave të ndeshjeve, sfidat e para zhvillohen më 10 mars, kurse të kthimit një ditë më pas. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!