Shorti i turit të dytë në Champions League: Teuta me fat, Shkëndija jo dhe aq

schedule12:17 - 16 Qershor, 2021

schedule 12:17 - 16 Qershor, 2021

Teuta, Shkëndija e Tetovës dhe Prishtina janë ekipet shqiptare që do të marrin pjesë në Champions League këtë sezon.

Një ditë më parë këto ekipe kanë mësuar ekipet me të cilat do përballen. Durrsakët ndeshen me Sheriff Tiraspol, kampionët e Sllovenisë.

Shkëndija me Mura, kampione e Sllovenisë, kurse Prishtina nëse kalon në turin e parë e pret Ferencvaros. Ditën e sotme është hedhur shorti për turin e dytë të Champions League.

Nëse ekipet shqiptare kualifikohet, atëherë për Teutën, Shkëndijën dhe Prishtinën, rivalët janë respektivisht:

fituesi i çiftit Connah’s Quay Nomads-Alashkert FC për durrakët,  fituesi i çiftit Zalgiris Vilnius-Linfield për dardanët dhe fituesi i çiftit Ludogorets 1945-Shakhtyor Soligorsk për kampionët e Maqedonisë së Veriut.

Ndeshjet e turit të dytë të Champions League luhen më 20/21 dhe 27/28 korrik. / abcnews.al

 

 

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!