Ditën e sotme është hedhur ditën e sotme kalendari i sezonit 2020/2021 në Serie A. Java e parë zhvillohet në 20 shtator dhe Juventusi me Milanin, e nisin në shtëpi kundër Sampdorias dhe Bolonjës. Pas shortit erdhi dhe një reagim nga trajneri ri i bardhezinjve, Andrea Pirlo, i cili nuk kërkon ta analizojë aspak atë.
“Më në fund sot ne u njohëm se kur do ta fillojmë kampionatin. Në fakt unë me stafin tim e kishim parashikuar se në ndeshjen e parë do të luanim me një nga ekipet e Genoas dhe fati deshte që të ishte kështu. Luajmë kundër Sampdorias në shtëpi dhe duhet ta fillojmë ashtu siç e kemi plainifikuar,” deklaroi ish-mesfushori për faqen zyrtare të klubit.
“Shpresoj shumë që të kemi tifozë në shkallët e stadiumit sepse ato na ndihmojnë shumë. Analizimi i ndeshjeve të tjera është i padobishëm sepse na pret një kampionat i gjatë dhe i vështirë, ku nëse do të jesh më i miri duhet t’i mposhtësh që të gjithë,” mbyll Pirlo. /abcnews.al