Edhe Kombëtarja U-19 për vajza mësoi këtë të premte emrat e skuadrave kundërshtare që do të ketë përballë në fazën e parë kualifikuese të Kampionatit Europian 2024-2025 për këtë grupmoshë.
Në shortin e hedhur paraditen e sotme në selinë e UEFA-s, vajzat kuqezi mësuan se do të kenë përballë Bjellorusinë, Malin e Zi dhe Moldavinë, teksa do të jenë pjesë e grupit B1 në Ligën B.
Edhe në këtë fushatë eliminatoresh të vlefshme për Kampionatin Europian 2023-2024, Shqipëria U-19 do të jetë pjesë e Ligës B, ku do të garojë për të siguruar kalimin në Ligën A.
Vendi organizator i këtij mini-turneu do të vendoset me kompromis mes katër federatave: FSHF, Federata Bjelloruse e Futbollit, Federata Malazeze e Futbollit dhe Federata e Moldavisë./ h.ll/abcnews.al