Europa League mëson rrugëtimin sot, pasi në Stamboll është hedhur shorti për grupet. 32 skuadra do të garojnë për të fituar këtë trofe, që vjet u ngrit nga Villareal. Goglat kanë përcaktuar tetë grupet dhe nuk mungojnë shqiptarët në kët kompeticion.
Hysaj e Strakosha do të kenë përballë ekipi si Lokomotiv Moskva, Marseille dhe Galatasaray në grupin E. Napoli i Amir Rrahmani ka rivalin kryesor anglezët e Leicester, ndërkohë që në grup me ta janë edhe Spartak Moskva e Legia, ku janë Ernest Muçi e Jurgen Ccelhaka.
Grup i vështirë për Uzunin me Ferencvaros. Hungarezët përballen me Bayer Leverkusen, Celtic dhe Real Betis. Lirim Kastrati me Dinamo Zagreb ka mundësinë të luajë kundër West Ham United, Genk dhe Rapid Wien.
GRUPI A: Lyon, Rangers, Sparta Praha, Brondby
GRUPI B: Monaco, PSV, Real Sociedad, Sturm Graz
GRUPI C: Napoli, Leicester, Spartak Moskva, Legia
GRUPI D: Olympiacos, Eintracht Frankfurt, Fenerbahçe, Antwerp
GRUPI E: Lazio, Lokomotiv Moskva, Marseille, Galatasaray
GRUPI F: Braga, Crvena Zvezda, Ludogorets, Midtjylland
GRUPI G: Bayer Leverkusen, Celtic, Real Betis, Ferencváros
GRUPI H: Dinamo Zagreb, Genk, West Ham, Rapid Wien
DATAT E NDESHJEVE NË GRUPE – Ndeshjet e para 16 shtator, ndeshjet e dyta 30 shtator, ndeshjet e treta 21 tetot, ndeshjet e katërta, 4 nëntor, ndeshjet e pesta 25 nëntor, ndeshjet e gjashta 9 dhjetor. / abcnews.al