Shorti i Europa League: United, Arsenal dhe Ajax kanë supersfida! Milani me rival serb

schedule13:32 - 14 Dhjetor, 2020

schedule 13:32 - 14 Dhjetor, 2020

Goglat kanë prodhuar përballje mjaft interesante në Eurpa League, në raundin e 32 më të mirave. Spikasin disa ndeshjes, si Real Sociedad-Manchester United, Benfica-Arsenal, Lille-Ajax dhe Olympiacos-PSV.

Short i lehtë për Tottenham, që do të përballet me modestët e Wolfsberg. Milani do të përballet me kampionët e Serbisë, skuadrën e Crvena Zvezda. Roma dhe Napoli do të përballen me ekipe iberike, respektivisht me ekipe si Braga dhe Granada.

Për t’u parë edhe ndeshja RB Salzburg-Villareal. Peter Olayinka, i cili luan me Slavia Praha, do të luajë kundër anglezëve të Leicester City. Krasnodar-Dinamo Zagreb është një tjetër sfidë, kurse gjermanët e Bayer Leverkusen dhe Hoffenheim ndeshjen kundër Young Boys dhe Molde. Më poshtë 16 çiftet e Europa League.

REZULTATET E SHORTIT
Wolfsberg-Tottenham
Dynamo Kiyv-Club Brugge
Real Sociedad-Manchester United
Benfica-Arsenal
Crvena Zvezda-Milan
Antwerp-Rangers
Slavia Praha-Leicester City
RB Salzburg-Villareal
Braga-Roma
Krasnodar-Dinamo Zagreb
Young Boys-Bayer Leverkusen
Molde-Hoffenheim
Granada-Napoli
Maccabi Tel Aviv-Shakhtar Donetsk
Lille-Ajax
Olympiacos-PSV

Takimet e para do të zhvillohen më 18 shkurt, ndërsa të kthimit më 25 shkurt. Oraret e përballjeve janë të njëjta, 18:55 dhe 21:00. Shorti për fazën e 1/16-ve do të hidhet më 26 shkurt. /abcnews.al