Shorti i Europa League: “Kleçkat” dhe rregullat, ç’duhet të dini

schedule09:11 - 14 Dhjetor, 2020

schedule 09:11 - 14 Dhjetor, 2020

Europa League do të vijojë garimin pas mbylljes së fazës së grupeve. Sot, prej orës 13:00, do të hidhet shorti për raundin e parë me eliminimin direkt (1/32), ndërkohë që UEFA prej ditësh ka bërë publike edhe ndarjen e skuadrave në vazo.

VAZO 1: AC Milan (ITA, fituesi i grupit H), Arsenal (ENG, B), Ajax (NED*), Club Brugge (BEL*), Dinamo Zagreb (CRO, K), Hoffenheim (GER, L), Leicester (ENG, G), Leverkusen (GER, C), Manchester United (ENG*), Napoli (ITA, F), PSV Eindhoven (NED, E), Rangers (SCO, D), Roma (ITA, A), Shakhtar Donetsk (UKR*), Tottenham (ENG, J), Villarreal (ESP, I)

VAZO 2: Antwerp (BEL, i dyti në grupin J), Benfica (POR, D), Braga (POR, G), Crvena Zvezda (SRB, L), Dynamo Kyiv (UKR)*, Granada (ESP, E), Krasnodar (RUS)*, LOSC Lille (FRA, H), Maccabi Tel-Aviv (ISR, I), Molde (NOR, B), Olympiacos (GRE)*, Real Sociedad (ESP, F), Salzburg (AUT)*, Slavia Praha (CZE, C), Wolfsberg (AUT, K), Young Boys (SUI, A)

*skuadrat që kanë kaluar nga Champions League, në Europa League, pasi u renditën në vendin e tretë në grupet respektive.

Si zakonisht ka rregulla në short dhe është e paracaktuar që në fazën e 1/32-ve të mos përballen ekipe që kanë qenë në të njëjtin grup, si dhe skuadra të të njëjtit shtet. Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s gjithashtu ka përjashtuar edhe përballjet e ekipeve ruse me ato ukrainase, për shkak të problemeve që këto shtete kanë mes tyre.

Takimet e para do të zhvillohen më 18 shkurt, ndërsa të kthimit më 25 shkurt. Skuadrat favorite (vazo 1), do t’i luajnë ndeshjet e para në transfertë, kurse në kthim në shtëpi. Oraret e përballjeve janë të njëjta, 18:55 dhe 21:00. Shorti për fazën e 1/16-ve do të hidhet më 26 shkurt. /abcnews.al