Shorti i Champions League: Barcelona-PSG supersfida, zbuloni tetë çiftet

schedule12:23 - 14 Dhjetor, 2020

schedule 12:23 - 14 Dhjetor, 2020

Champions League mëson sot çiftet e 1/16-ve dhe ka sfida mjaft interesante. Barcelona-PSG ëshët sfida që bie në sy më shumë, me katalanasit që do sfidojnë ekipin që vjet doli në finale. Short i pranueshëm për kampionët në fuqi, Bayern Munich, që ndeshet me Lazion.

Rekordemenët e Real Madrid sfidohen nga Atalanta, kurse Liverpool përballet me RB Leipzig. Juventusi gjeti Porton në short, kurse Manchester City gjermanët e Borussia Monchengladbach. Sevilla-Borussia Dortmund është një tjetër sfidë interesante e Champions League.

QË PRODHOI SHORTI NË CHAMPIONS LEAGUE
Borussia Monchengladbach-Manchester City
Lazio-Bayern Munich
Atletico Madrid-Chelsea
RB Leipzig-Liverpool
Porto-Juventus
Barcelona-PSG
Atalanta-Real  Madrid
Sevilla-Borussia Dortmund

Raundi i 1/16-ve është përcaktuar të luhet në datat 16-17 shkurt dhe 23-24 shkurt (ndeshjet e vajtjes) , kurse më 9-10 mars dhe 16-17 mars (ndeshjet e kthimit). Të gjitha sfidat nisin në orën 21:00. Shorti për çerekfinalet dhe gjysmëfinalet hidhet më 19 mars. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!