Shoqërohet në stacionin e policisë shoferi i cili dyshohet se shkaktoi aksidentin tragjik në Kroaci

schedule12:38 - 25 Korrik, 2021

schedule 12:38 - 25 Korrik, 2021

Shefi i Mbrojtjes Civile në Kroaci, Damir Trut dhe Ministri i Shëndetësisë Vili Berosh kanë dhënë detaje në lidhje me ngjarjen tragjike ku humbën jetën 10 persona, pasi autobusi nga Kosova i cili po vinte nga Frankfurti është aksidentuar.

Ndërkohë gazeta Express raporton se shoferi i cili dyshohet se ka shkaktuar aksidentin ndodhet në stacionin rajonal të policisë.

Ministri kroat është shprehur në autobus kishte edhe fëmijë, ndërsa 45 persona ndodhen në spital ku po marrin trajtim mjekësor.

“15 persona janë të lënduar rëndë, mes tyre dhe një vajzë e mitur”, ka thënë ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!