Safet Bajri, person me precedent penalë dhe i njohur si “i forti” i Shkodrës është ndaluar të martën nga policia.
Burime thanë se Bajri është ndaluar në Lezhë teksa lëvizte me automjetin e tij luksoz dhe të blinduar.
Mësohet se ai është shoqëruar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shkodrës, ku do të merret në pyetje si person i cili ka dijeni në lidhje me ngjarjen e 23 gushtit në fshatin Rranxë të Bushatit ku u qëllua më breshëri ndaj një automjeti të blinduar.
Në mjet, sipas policisë, ndodheshin dy persona të cilët nuk pësuan lëndime dhe pas ngjarjes u larguan duke braktisur makinën.
Për atentatin autoritetet shpallën në kërkim tre persona ndërsa burime se hetuesit gjeten edhe automjetin e autorëve, ku u konstatuan gjurme plumbash, çka ngriti dyshimet se mes palëve ka pasur shkëmbim zjarri./abcnews.al