Shoqërohet me protestat dhe trazira fjalimi i Trump

schedule12:30 - 5 Korrik, 2019

schedule 12:30 - 5 Korrik, 2019

Protesta dhe përplasje të dhunshme para Shtëpisë së Bardhë ndërkohë që presidenti amerikan Trump i drejtohej kombit me rastin e 4 korrikut. Manifestuesit kanë djegur dhe flamurin amerikan ndërsa dy prej tyre janë arrestuar.

Presidenti amerikan Donald Trump në fjalimin e tij para kombit në kuadër të 4 Korrikut, shmangu temën e politikës. Kreu i Shtëpisë së Bardhë lavdëroi ushtarët dhe heronjtë amerikanë të dy shekujve të fundit, me anë të një fjalimi  të gjatë patriotik në Uashington.

Pavarësisht se fjalimi i tij, sipas traditës, qëndroi jashtë propagandës politike, nuk munguan protesta dhe përplasje. Manifestues anti-Trump, dogjën një flamur amerikan para Shtëpisë së Bardhë dhe më pas u përplasën me mbështetësit e presidentit pak para fillimit të fjalimit.

Protestat, sipas raportimeve të CNN, u transformuan në përplasje të dhunshme pranë turmës e cila ishte mbledhur për të dëgjuar fjalimin e 4 Korrikut dhe fishekzjarreve në National Mall.

Të drejtuar nga aktivisti Joy Johnson, një grup i Partisë Komuniste Revolucionare dogji flamurin amerikan duke kënduar Amerika nuk ka qenë asnjëherë e madhe. Ndërkohë që shërbimet sekrete u përpoqën të shuanin zjarrin. Në përfundim të trazirave policia arrestoi dy persona./ABC News Albania 24/7