Në ditën e Pavarësisë së Polonisë, në Varshavë kanë marshuar dhe ekstremi i djathtë por dhe anti fashistët. Meqënëse vendet kanë qenë të ndryshme, nuk e regjistrua asnjë incident.
Dhjetëra mijëra ultranacionalistë të së djathtës marshuan në qendër të Varshavës me rastin e Festës së Pavarësisë dhe disa prej tyre dogjën flamurin e Bashkimit Eruropian. Marshimi u organizua nga disa organizata nacionaliste radikale polake, për të dhjetin vit radhazi. Sipas bashkisë kanë marrë pjesë 47 mijë persona, ndërsa sipas organizatorëve në shesh kanë qenë 150 mijë persona.
Më pak se vitet e tjera, sipas analistëve, ndërsa për promovuesit bëhet fjalë për një nga manifestimet më të mëdha të ekstremit të djathtë në Europë për këtë vit.
Mes parullave të hedhura ishte dhe ajo për marrjen në mbrojtje të kombit, shoqëruar me fotografinë e një grushti të mbyllur. Paralelisht në kryeqytetin polak u zhvillua dhe një marshim anti fashist që mblodhi 10 mijë persona të cilët këndonin “Bella Ciao”. Vendet e dy marshimeve ishin të ndryshme, për këtë arsye nuk pati përplasje. /abcnews.al