Policia ka nisur aksionin për të shoqëruar protestuesit pas shpërndarjes së turmës me spraj.
Gazetari i ABC Juxhin Mustafaraj bën me dije se një grup protestuesish janë shoqëruar në pjesën përballë parlamentit.
Ndërkohë forca të shumta policisë janë vendosur në urën e Lanës përballë Partisë Demokratike për të penguar protestuesit të kthehen në selinë e PD. /Abcnews.al