Shoqëritë e basteve i kërkojnë qeverisë bashkëpunim

schedule15:21 - 22 Tetor, 2018

schedule 15:21 - 22 Tetor, 2018

Tri shoqëri të basteve sportive shprehin gatishmërinë për të bashkëpunuar me institucionet shtetërore për respektimin e ligjit për lojrat e fatit.

Në ftesën drejtuar Kryeministrit, ministrit të Financave, kryetarit të Kuvendit dhe komisionit parlamentar të ekonomisë, ato shprehen për reduktim gradual të numrit të pikave të basteve dhe jo mbyllje të menjëhershme të tyre.

Numri i pikave të basteve sekondare deri në vitin 2019 shoqërite kërkojnë të reduktohen në 50% dhe të vijojë në mënyrë konstante vitet pasardhëse.

Shoqërite e basteve janë dakord me zbatimin e distancës deri në 100 metër nga institucionet arsimore dhe fetare, heqjen e reklamave në media, pastrimin e fasadave dhe vetratave të dyqaneve nga elementët e basteve sportive dhe zvogëlimin e përmasave të reklamave identifikuese. Gjithashtu ato shprehen pro monitorimit online të xhiros dhe të ardhurave nga organet shtetërore, si dhe  kontributit për identifikimin dhe trajtimin e personave që kanë varësi nga bixhozi dhe eleminimi i tyre nga pikat e basteve.

Realizimi i këtyre synimeve sipas shoqërive të basteve do të mbrojë interesat e sektorit dhe do të realizoje qëllimin e qeverisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!