Shoqërimi i kushërinjve Rraja, Artan Hoxha: Nuk u ndaluan për makinë të blinduar, shkaku “trekëndëshi i Bermudës”

schedule13:38 - 16 Nëntor, 2022

schedule 13:38 - 16 Nëntor, 2022

TIRANË- Ditën e djeshme policia ka shoqëruar një grup personash të cilët lëviznin me makinë të blinduar.

Bëhej fjalë për djali dhe nipin e deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja, Rexhep dhe Ramazan Rraja. Dy të rinjtë po lëviznin në drejtim të mbikalimit të Rinasit kur u ndaluan nga policia dhe më pas u shoqëruan drejt Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.

I ftuar në ABC Live, gazetari Artan Hoxha u shpreh se Ramazan Rraja u la i lirë pas deklarimeve ditën e djeshme, ndërsa shtoi se shoqërimi i tij nuk është bërë për shkak të makinës së blinduar.

“Makina e Ramazan Rrajës, kushëriri i parë i tij Rexhep Rraja dhe dy të tjerë, janë ndjekur që nga zona e Saukut. Dje u ndalua edhe dy makina të tjera të blinduara. Zhurma u bë vetëm për këta.” tha Hoxha.

 

Sipas gazetarit Ramazan Rraja është pyetur edhe për ngjarje të rënda që kanë ndodhur kohët e fundit në atë që Hoxha e cilëson si “trekëndëshi i Bermudës”, Tiranë-Durrës- Fushë Krujë.

“Ramazan Rraja u shpall në kërkim pas masakrës së Fushë Krujës. Nuk u paraqit se ishte jashtë Shqipërisë. Ka qenë një nga të dyshuarit. Ka vazhduar kërkimi policor. Më 31 tetor erdhi në Shqipëri, kaloi kontrollin dhe ka pritur policinë e Fushë Krujës dhe e ka cuar në stacion ku edhe ka dhënë deklarimet e tij. Kërkimi për të u hoq.”

“Ai u la i lirë mbrëmë, por u mor në pyetje në disa sektorë, krimet, vrasjet dhe ngjarje të tjera. Ai nuk u ndalua për mjetin e blinduar. Nuk kanë pasur gjë tjetër, as armë as drogë. Ai u lirua në mbrëmje. Objektivi ka qenë për ngjarje të tjera jo për mjetin. Ka qenë preteksti për ta kontrolluar…për ta pyetur. Është pyetur për ngjarjen e Trekëndëshit të Bermudës.” tha Hoxha.  

Ramazan Rraja është pyetur nga policia në muajin tetor, për vrasjen e trefishtë të mbikalimit të Fushë-Krujës, ku mes të vrarëve ishte kushëriri i Ervis Martinaj, Brilant Martinaj.

Ramazan Rraja ka qenë në kërkim policor për vrasjen e trefishtë të mbikalimit të Fushë-Krujës për t’u marrë në pyetje, por në atë kohë nuk është gjetur. Në muajin tetor, pasi është kthyer nga jashtë është paraqitur personalisht dhe më pas është lënë i lirë. Kujtojmë se Rraja po ashtu, në 2021 u shpall në kërkim pasi hyri i maskuar e i armatosur në një lokal. Ramazan Rraja po ashtu më herët i arrestuar në Belgjikë dhe Gjermani për drogë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!