Shoqërimi i Bojken Abazit, reagon vetëvendosje në Shqipëri: Jemi përpara komisariatit nr. 1, lironi qytetarët

schedule18:48 - 17 Maj, 2020

schedule 18:48 - 17 Maj, 2020

Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri ka njoftuar sot se është arrestuar nga policia Drejtori i Qendrës së tyre, Bioken Abazi.

“Në përpjekje qytetare për mbrojtjen e ligjshme të Teatrit Kombëtar nga shkatërrimi i paligjshëm, Policia e Shtetit ka ndaluar aktivistët Boiken Abazi dhe Kastriot Qema dhe i ka shoqëruar ata në komisariat”, ka njoftuar Vetëvendosje.

Më tej Lëvizja në Shqipëri thotë se ata janë zhvendosur në komisariatin nr.1 të kryeqytetit dhe i bëjnë thirrje Policisë së Shtetit të lirojë qytetarët që po mban në qeli.

Postimi i plotë:

Pas protestës kundër aktit të paligjshëm e kriminal të shtetit ndaj trashëgimisë kulturore historike në shkelje të Kushtetutës dhe pikërisht gjatë pandemisë, aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri kërkojnë lirimin e personave të ndaluar në mënyrë të jashtëligjshme.

Aktivistët e LVV Shqipëri janë zhvendosur pranë komisariatit nr. 1 të kryeqytetit, aty ku po mbahen: Boiken Abazi, Kastriot Qema, Flamur Dardeshi si dhe disa persona të tjerë për të cilët Policia e Shtetit refuzon të japë informacion.

I bëjmë thirrje Policisë së Shtetit të lirojë qytetarët që po mban në qeli. Protesta për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar është e drejtë e patjetërsueshme prej asnjë arbitrariteti.

Tiranë 17 maj 2020

Lëvizja VETËVENDOSJE!

Qendra në Shqipëri”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!