Shoqërimet pas protestës, reagon Basha

schedule21:36 - 13 Tetor, 2019

schedule 21:36 - 13 Tetor, 2019

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, reagoi pas shoqërimeve të protestuesve tek Unaza e Re.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha thotë se sot regjimi i kryeministrit Rama tregoi sa i përkushtuar është ndaj vlerave evropiane, duke arrestuar dhunshëm protestuesit paqësorë.

Prandaj sipas kreut të PD-së nëse më 18 Tetor nga KiE vjen një lajm negativ, shkaku janë ngjarjet si kjo e ditës së sotme.

“Kjo është javë vendimtare për të ardhmen e Shqipërisë, kur do të vendoset nëse do të shkojmë përpara drejt Europës apo do të mbetemi ngecur në marshin indietro. Regjimi i Ramës vendosi ta tregojë sa i përkushtuar është ndaj vlerave Europiane të lirisë së shprehjes dhe sundimit të ligjit, duke arrestuar dhunshëm protestues paqësorë. Nëse lajmet nga Brukseli janë negative, askush mos ta vërë në dyshim, ngjarje si kjo e sotmja janë shkaku. Por ne nuk do ti lejojmë të na mbyllin gojën e të na mbajnë peng, beteja do të vazhdojë pareshtur drejt destinit tonë: Shqipërisë së zhvilluar, të lirë dhe Europiane”, shkruan Basha.

Të paktën 8 persona janë shoqëruar pas përfundimit të protestës tek Unaza e Re këtë të diel. Mes tyre është edhe ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!