Shoqëria civile ka reaguar sot kundër qeverisë për mospërfshirjen e studentëve në paketën antikrizë. Poshtë zyrës së kryeministrit aktivistët shprehën shqetësimin për kostot e larta ekonomike me të cilat duhet të përballen të rinjtë. Ata renditën gjithashtu shtetet që kanë vendosur t’jua ulin këtë barrë përmes mbështetjes financiare.
Një rekord Guinness për kryeministrin Edi Rama. Aktivistët e “Qëndresës Qytetare” që ia akorduan kanë një arsye.
Shoqëria civile zgjodhi këtë formë reagimi për mospërfshirjen e studentëve në paketën antikrizë që prezantoi qeveria, ndryshe nga sa ndodh në shtete të tjera.
“Qeveria në Kosovë mbështeti studentët në maj me 100 euro dhe do ti mbështesë prap me 100 euro në fillim te vitit akademik”, thonë ata.
Ndërsa studentët duhet të përballen me shtrenjtim të ushqimeve bazë apo qera banimi afër pagës minimale, shoqëria civile thotë se qeveria shpenzon për luks.
Një ditë më parë qeveria prezantoi paketën e rezistencës sociale ku përfshihet indeksimi i pensioneve dhe pagave të administratës si dhe rritjen e pagës minimale me 2 mijë lekë. /abcnews.al