Shoqata e Biznesit fason në Krujë takim me përfaqësues të PD: Qeveria t’i japë “pagën e luftës”punonjësve

schedule16:27 - 25 Prill, 2020

schedule 16:27 - 25 Prill, 2020

Infektimi i punonjësve në fasoneritë në Krujë me Covid-19 ka ngritur alarmin për bizneset e këtij sektori, një pjesë e të cilave janë mbyllur. Përfaqësues të shoqatës së biznesit fason në Krujë patën një takim me ish-deputet të PD, ku theksuan edhe problemet që hasen për shkak të pandemisë.

Ata kërkuan që qeveria të marrë përsipër pagesën e punonjësve.

“Nuk na janë përgjigje. Kanë ardhur të kontrollojnë. Ata duan që ne të mbyllemi vetë dhe ti përgjigjemi punëtorëve vetë”.

“Punëdhënësit duhet të ndikojnë tek qeveria, që të marrim pagën e luftës. Duhet të jemi në harmoni me kontraktuesit që na gjobit”.

Ish-deputetja e PD, Alban Vokshi, duke shprehur edhe një herë qëndrimin e Partisë Demokratike, se këto biznese duhet të mbyllen, u shpreh se paga e luftës punonjësve të këtyre bizneseve i takon me ligj.

“Këta përfaqësues të biznesit fason në Krujë thanë se deri më tani i kanë bërë 4 kërkesa qeverisë për takim por s’kanë marrë përgjigje”, u shpreh Vokshi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!