Shokuese, thatësira rrezikon jetën e njerëzve në Afrikën Lindore, ngordhin qindra kafshë

schedule10:12 - 3 Dhjetor, 2021

schedule 10:12 - 3 Dhjetor, 2021

Thatësira në pjesën lindore të Afrikës vë në rrezik jetën e 26 milionë  njerëzve , të cilët e kanë të vështirë për të siguruar ushqimin për shkak të motit pa reshje.

Mediat e huaja bëjnë me dije se vendi më i rrezikuar është “Briri i Afrikës”.

Thatësira ka prekur pjesën më të madhe të Kenias, një pjesë të madhe të Somalisë dhe në jug të Etiopisë parashikohet që të zgjasin të paktën deri në mesin e vitit të ardhshëm, duke e vënë në rrezik jetën e njerëzve.

Për shkak të gjendjes qindra kafshë të egra po ngordhin dhe barinjtë po raportojnë se kanë humbur deri në 70 për qind të bagëtisë./abcnews.al

Kujdes: Pamjet në video janë të rënda.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!